Bayern Munichut i është shtyrë festa e titullit në Bundesligën gjermane.
Ishte pak sekonda larg festës së madhe, por u shokua nga sulmuesi i Leipzigut, Yussuf Poulsen. Sulmuesi danez realizoi në minutën e katërt të kohës shtesë dhe e vendosi sfidën.
Bayerni barazoi në udhëtim te Leipzigu të shtunën në kuadër të xhiros së 32-të me rezultatin 3:3.
Nuk ishte rezultat i mjaftueshëm për ta fituar titullin të shtunën dhe i duhet ende kohë.
Në rast se kampioni në fuqi i Gjermanisë, Leverkuseni, e fiton ndeshjen e së dielës ndaj Freiburgut në udhëtim, festa e Bayernit shtyhet edhe për një javë.
Benjamin Sheshko në minutën e 11-të dhe Lukas Klostermann gjashtë minuta pa u mbyllur pjesa e parë, shënuan për Leipzigun në pjesën e parë.
Trajneri i Bayernit, Vincent Komapany, bëri disa ndryshime në pjesën e dytë dhe dolën të suksesshme.
Eric Dier e ngushtoi rezultatin fillimisht në minutën e 62-të me asistim të Michael Olises. Olise një minutë më pas realizoi vetë për 2:2.
Shtatë minuta para fundit, në skenë doli edhe Leroy Sane, sulmuesi i krahut. Sane realizoi për 3:2.
Kur lojtarët, stafi dhe tifozët e Bayernit po bëheshin gati për festën e madhe në Leipzig, Poulsen realizoi për mrekulli nga afërsia dhe vendosi gjithçka në këtë përballje.
Te Bayerni nuk luajti sulmuesi Harry Kane për shkak të lëndimit. Kane mund të jetë i gatshëm për lojë në duelin e ardhshëm, në të cilin Bayerni pritet ta festojë titullin e 34-t në “Allianz Arena”, para tifozëve të vet.
Bayerni mbetet lider me 76 pikë.
Leipzigu ka 50 pikë dhe po lufton për arritjen e një vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve për edicionin tjetër.
Përmbysje e jashtëzakonshme, Bayerni dhjetë minuta larg titullit
Bayern Munichu ishte duke humbur 2:0 në pjesën e parë ndaj Leipzigut.
Por me tri gola në pjesën e dytë, Bayerni ka përmbysur rezultatin dhe është afër titullit të kampionit.
Eric Dier, Michael Olise dhe Leroy Sane shënuan në minutat 62, 63 dhe 83.
Bayerni me fitore e feston titullin e 34-t në elitën gjermane.