Pep Guardiola mbetet një nga trajnerët më të mirë dhe më të paguar në botë. Ai ka qenë në krye të Manchester Cityt për nëntë vjet. Përpara Cityt pati po ashtu periudhë shumë të suksesshme te Bayerni dhe Barcelona.
Por spanjolli së fundi ka dhënë një deklaratë mjaft të çuditshme.
54-vjeçari nuk dëshiron të hyjë në histori.
“Nuk dua të më kujtojnë. Dua që të më harrojnë”, ka thënë Guardiola në kanalin “TNS Sport” në TikTok.
Spanjollit nuk i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes dhe nuk e konsideron veten trajnerin më të mirë në historinë e futbollit.
“Ndoshta Sir Alex Ferguson, sepse ai ishte më i miri kur bëhej fjalë për tituj”, ka theksuar Guardiola.
Skocezi ka fituar më shumë tituj se Guardiola.
Guardiola ka tre trofe të Ligës së Kampionëve si dhe shumë tituj me tri klubet. Ai është votuar tri herë si trajneri më i mirë në botë.