Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pas suksesit në “Champions”, Barça kthen fokusin në La Liga

Barcelona

Pas fitores së jashtëzakonshme të martën në Ligën e Kampionëve ndaj Benficas me rezultatin 5:4, Barcelona të dielën i kthehet garë së fortë për titull kampioni në La Liga.

Barçën në shtëpi nga ora 21:00, e pret ndeshje e vështirë ndaj Valencias.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ndeshje i takon javës së 21-të të kampionatit spanjoll.

Gjiganti katalonjs ka 39 pikë në vendin e tretë, shtatë më pak se lideri, Real Madridi.

Reali të shtunën nga ora 21:00 ballafaqohet me Real Valladolidin.

Valladolidi është në pozitën e fundit me 15 pikë dhe po lufton për mbetje në ligë.

Në pozitën e dytë është Atletico Madridi me 44 pikë.

Të shtunën, Atletico përballet me Villarrealin nga ora 16:15.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Diego Simeone në fundjavën e kaluar u befasua nga Leganesi dhe pësoi humbje 1:0.