Pasi e siguroi finalen e Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germaini është kthyer te fitorja në Ligue 1 të Francës.
Parisi të shtunën mbrëma e mposhti në udhëtim Montpellierin me rezultatin e thellë 4:1. Kjo ndeshje i takoi javës së 33-të të elitës së futbollit francez.
18-vjeçari Senny Mayulu realizoi për 1:0 në minutën e 44-t.
Tre golat e tjerë të Parisit i shënoi Gonçalo Ramos në minutën e 49-të, të 59-të dhe të 65-të.
Golin e vetëm për Montpellierin e realizoi Tanguy Coulibaly në minutën e 64-t.
Parisi tashmë e ka siguruar titullin e kampionit. E mban vendin e parë me 81 pikë.
Montpellieri është në vendin e fundit me vetëm 16 pikë dhe nga edicioni i ardhshëm do të bëjë gara në kategorinë e dytë të futbollit francez.