Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Parisi e mbyll sezonin me fitore

PSg

Skuadra e Paris Saint-Germainit e ka fituar ndeshjen e fundit këtë edicion në Ligue 1. Parisi të shtunën mbrëma fitoi ndaj Auxerres në shtëpi me rezultatin 3:1.

Lassine Sinayoko i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e 30-të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vendësit shifrat i barazuan në minutën e 59-të me golin që e realizoi Khvicha Kvaratskhelia. Tetë minuta më pas, Marquinhos e kaloi në epërsi Parsinin.

Kvaratskhelia e shënoi edhe golin e fundit për 3:1 në minutën e 88-të.

Parisi shumë më herët e ka fituar titullin e kampionit në Francë.

Kampionatin e mbyll në vendin e parë me 84 pikë.

Auxerre e zë vendin e 11-të me 42 pikë.

Parisienët janë në rrugë shumë të mirë për ta fituar tripletën.

Më 31 maj nga ora 21:00 do të përballet me Interin në finale të Ligës së Kampionëve. Skuadra e Luis Enriques më 24 maj nga ora 21:00 do të luajnë edhe në finale të Kupës së Francës me Reimsin.