Futboll

Parisi e fiton Kupën e Francës

PSG

Skuadra e Paris Saint-Germainit e ka fituar Kupën e Francës. 

Parisi të shtunën mbrëma në finale e mposhti Reimsin me rezultatin e thellë 3:0. 

Parisienët të tre golat i realizuan në pjesën e parë. 

Sulmuesi francez, Bradley Barcola, e shënoi golin e parë në minutën e 16-të. 

Tre minuta më pas, Barcola, realizoi sërish për 2:0. Në të dy golat e Barcolas asistoi Desire Doue. 

Golin e fundit e shënoi mbrojtësi i krahut të djathtë, Achraf Hakimi, në minutën e 43-të. 

Parisi është afër që ta fitoj tripletën. Skuadra e Luis Enriques e ka fituar edhe titullin e kampionit në Ligue 1. Është edhe në finale të Ligës së Kampionëve ku më 31 maj nga ora 21:00 do të ballafaqohet me Interin në “Allianz Arena”.