Në ndeshjen Holandë – Gjermani u shënuan katër gola. Por kjo ndeshje përfundoi pa fitues të martën mbrëma. Ndeshja që i takoi Grupit 3 të Ligës A të Ligës së Kombeve përfundoi baras, 2:2.
Holandezët kaluan në epërsi herët në minutën e dytë me golin e Tijani Reindersit. Por gjermanët në minutën e 38-të barazuan shifrat në 1:1. Golin e barazimit e shënoi Deniz Undav. Epërsinë gjermanëve ia dha Joshua Kimmich në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë. Megjithatë, Holanda u kthye në pjesën e dytë duke shënuar golin e barazimit 2:2 në minutën e 50-të. Golin e barazimit e shënoi Denzel Dumfries.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë ndeshja tjetër e Grupit në mes të Hungarisë dhe Bosnjë e Hercegovinës përfundoi pa gola.
Gjermania dhe Holanda kanë nga katër pikë, kurse Bosnjë Hercegovina dhe Hungaria nga një.