Xherdan Shaqiri është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së 35-të të Superligës së Zvicrës.
Shaqiri shkëlqeu të shtunën në fitoren e thellë 5:2 ndaj Luganos. Baseli e fitoi titullin e 21-të të kampionit falë fitores ndaj Luganos dhe barazimit të Servettes kundër Young Boysit të dielën.
Shaqiri 33-vjeçar shënoi tre gola në fitoren 5:2 ndaj Luganos.
Kapiteni i Baselit, Shaqiri, i ka 18 gola dhe 20 asistime në 30 paraqitje kampionale.