Bayerni ka dominuar, por nuk ka fituar ndaj Bayer Leverkusenit. Ndeshja e klubit më të madh gjerman, Bayernit, me kampionin në fuqi, Bayer Leverkusenin, përfundoi 1:1
Ndeshja u zhvillua të shtunën mbrëma në Munih dhe i takoi xhiros së pestë të Bundesligës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë minutën e 31-të, Granit Xhaka pasoi bukur për Robert Andrich që kaloi në epërsi 1:0 Leverkusenin.
Menjëherë në minutën e 39-të, Bayerni barazoi në 1:1. Aleksandar Pavloviq ishte realizator. Ndeshja ishte e nivelit të lartë, por gola të tjerë nuk u shënuan.
Bayerni shfaqi shumë më tepër, por pa mundur ta konkretizojë me gol të dytë dominimin e plotë në fushë.
Bayerni është lider me 13 pikë. I kishte fituar katër ndeshjet e para. Leverkuseni është i treti me 10 pikë. Skuadra që në fushë udhëhiqet nga Granit Xhaka, ka pasur telashe në mbrojtje në katër ndeshjet e para. Por ndaj Bayernit pësoi vetëm një gol, ndonëse mbrojtja është sfiduar vazhdimisht.