Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Një tjetër futbollist kosovar transferohet në Rumani

Valon Hamdiu

Klubi rumun, Unirea Slobozia, ka transferuar një futbollist nga Kosova. Bëhet fjalë për mesfushorin Valon Hamdiu.

Ekipit elitar të Rumanisë, Hamdiu 27-vjeçar i është bashkuar si lojtar i lirë. Së fundi Hamdiu ishte huazuar te Schaffhauseni nga Bellinzona.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për ish-futbollisti i Përfaqësueses U21 të Kosovës, është hera e parë që largohet nga Zvicra.

Ai ishte vlerësuar një prej talenteve të shtetit helvetik. Si senior ka luajtur edhe për Winterturin, Willin e Stade-Lausanne.

Hamdiu do të jetë një nga shumë lojtarë shqiptarë që do të paraqiten gjatë edicionit 2025/2026 për klube të ndryshme në elitën e futbollit rumun.