Një anëtar i tifo-grupit “Intelektualët” në përkrahje të kampiones Dritës, i ka kushtuar me 500 euro gjobë “stërpikja me birrë” gjatë ndeshjes derbi ndërmjet Llapit dhe Dritës e zhvilluar të hënën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Kështu të paktën pretendojnë “Intelektualët”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTifo-grupi i klubit Drita shkruan se edhe një anëtar i dytë i tyre është dënuar me 500 euro. “E paprecedentë dhe e patolerueshme, sjellja vulgare dhe mafioze, dje nga policia e Kosovës në Podujevë! Keni parë ju raste, ku dikush dënohet në shifra 500 euro, vetëm se në momente pasioni dhe feste, zgjedh të stërpik me birrë shokët e vëllezërit e tij në tribinë?! As ne nuk e besonim, se ka shkuar deri këtu pafytyrësia e uniformave policore, por ja që dje ishim dëshmitarë, ku 2 nga anëtarët tanë u dënuan me nga 500 euro. Njëri veç pse stërpiku me birrë e tjetri vetëm pse reagoi në momentet kur policët iu vërsulën antarit tonë. Në fakt, reaguam të gjithë, ku si pasojë e konflikteve me polici, edhe kopi mbeti i boshatisur në minutat e fundit të ndeshjes”, shkruan ndër të tjera në reagimin e tifo-grupit “Intelektualët 1998”. Ky grup në faqen në facebook, ka ilustruar me fotografi dënimin me 500 euro të anëtarit të tyre.
