Albian Hajdari vlerësohet njëri prej mbrojtësve më perspektivë në futbollin e Zvicrës.
Ndonëse ende 21-vjeçar, ai ka fituar vendin e titullarit te skuadra e Luganos.
Për shkak të paraqitjeve të mira me skuadrën helvetike, Hajdari ka marrë vëmendjen e disa klubeve evropiane.
Në mesin e skuadrave të interesuara është edhe Bournemouthi i Premier Leagues.
Lideri i mbrojtjes, Dean Huijsen, pritet që në verë të transferohet te kampioni Liverpooli, e vendin e tij ta zërë Hajdari, shkruan “Teamtalk” të mërkurën.
Mbrojtësi i Luganos ka klauzolë të lirimit prej pesë milionë eurove.
Për Hajdarin janë interesuar edhe Torino, Bologna, Lazio, Bayer Leverkuseni e Marseille.