Qendërsulmuesi Rilind Nivokazi ka debutuar me gol te skuadra e Sionit.
Nivokazi ka regjistruar një gol në fitoren e skuadrës së Sionit.
Sioni të premten mbrëma fitoi në udhëtim 3:2 ndaj Zurichut në kuadër të xhiros së parë të edicionit 2025/26 në Superligën e Zvicrës.
Nivokazi shënoi për 2:1 në minutën e 81-të. Ai luajti deri në minutën e 85-të. Ndërkohë te Sioni deri në minutën e 64-t u paraqiten edhe Benjamin Kololli dhe Kreshnik Hajrizi.
Te Zurichu ndeshjen e kompletoi Lindrit Kamberi kurse Bledian Krasniqi në lojë u inkuadrua në minutën e 82-të.
25-vjeçari Nivokazi u transferua te Sioni në afatin kalimtar të kësaj vere nga Bellinzona.
Nivokazi ka tri paraqitje për Përfaqësuesen U21 të Kosovës.