Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ngritja e mahnitshme e Alexander Isakut

Alexander Isak

Me nëntë gola në Premier League që nga fillimi i dhjetorit, Alexander Isak po e udhëheq sulmin e Newcastle Unitedit të ringjallur, ndërsa skuadra po forcohet gjithnjë e më shumë në garën për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Mungesa e vazhdimësisë dhe telashet në sulm e vënë në dyshim drejtimin që mori skuadra nga “St James’ Park”. Por gjashtë fitore radhazi në të gjitha garat dhe kthimi në formë i 25-vjeçarit të Suedisë sollën shpresë te tifozët e Newcastlet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Isaku ka pasur udhëtim të veçantë dhe tashmë po vlerësohet shumë lart në Angli. Ai gjithmonë është përballur me presion për shkak të potencialit të madh. Si 16-vjeçar u bë golashënuesi më i ri në historinë e ligës me AIK-un suedez. Shpejt u kërkua nga skuadra të mëdha evropiane.

Pasuan krahasime me Zlatan Ibrahimoviqin, por  vështirë se këta dy do të mund të kishin karakteristika më të ndryshme.

Ibra është i njohur si personazh i guximshëm dhe i udhëhequr nga egoja. Këtë nuk e ka Isaku. Ai është i lindur në Stokholm, nga prindër nga Eritrea. U rrit i tërhequr dhe u bë lojtari rreth të cilit Newcastle synon ta ndërtojë projektin e tij.

Shpesh është krahasuar me legjendën e Arsenalit, francezin Thierrry henry. Është i shkëlqyer me top, inteligjent për të lëvizur brenda në zonë dhe për të dalë jashtë. Gjitha këto i bënë pa ndonjë mund të tepruar.

Në vitin 2017 Isaku u transferua te Borussia Dortmundi, një klub i njohur për zhvillimin e talenteve të mëdha. Por për ndryshim nga Jadon Sancho, Jude Bellingham e Erling Haaland, jeta në Gjermani nuk funksionoi për Isakun. Trajnerët pranuan nivelin e tij, por ndrojtja e lojtarit e pengoi atë të zhvillohet.

Trajneri i atëhershëm i rezervave të Dortmundit, Jan Siewert, e ndihmoi të kthente karrierën në rrugën e duhur. Ia tregoi sulmuesit të ri dy fotografi, njërën në bankën rezervë te Dortmundi dhe një tjetër ku ai shihej i buzëqeshur pasi kishte shënuar për Suedinë. Siewarti e pyeti Isakun se cili ishte ndryshimi. Bëhej fjalë për besimin. Pasi foli për mungesën e besimit, Isak filloi të ndihej më rehat.

Nisi të kthehej gjatë huazimit te Willem II në Holandë, ku i shënoi 13 gola në 16 ndeshje. Por, vetëm pasi kaloi te Real Sociedadi doli në nivel më të lartë.

Ai nuk kishte profil ylli, por talentin e kishte të madh. Duke mos harruar se nga vinte, ai kontaktoi mësuesin e spanjishtes nga koha e shkollimit në Suedi dhe e falënderoi që e ndihmoi të kuptonte gjuhën. Ata përfunduan duke kujtuar një udhëtim me klasë për në Barcelonë.

Pasi u vendos në San Sebastian, Isak shënoi 17 gola në edicionin e dytë, duke lënë përshtypje edhe me Suedinë në Euro 2020.  Ndonëse nuk shënoi, performanca e tij në fazën grupore dëshmoi se pse ishte shumë i lakmuar. Ndihmoi Suedinë të fitonte 1:0 ndaj Sllovakisë.

I shënoi vetëm gjashtë gola në 32 ndeshje në edicionin 2021/2022 dhe kjo përforcoi idenë që ai nuk ishte gati për një klub elitar për tarifën që kërkohej prej mbi 60 milionë euro. Newcastle fillimisht u largua nga negociatat, por lëndimi i Callum Wilson bëri që në klub ta ndryshojnë mendjen. Newcastle theu rekordin e klubit për ta transferuar suedezin në gusht të vitit 2022.

Në edicionin e parë i kishte dhjetë gola në 22 paraqitje kampionale. Më pas e rriti shifrën në 21 gola në 30 paraqitje kampionale. Aktualisht i ka 13 gola e katër asistime në 18 paraqitje në Premier League. Dhe e ardhmja e tij duket e ndritur. Bashkë me Isakun edhe e Newcastlet.