Drejtori i përfaqësueses së Zvicrës në futboll, Pierluigi Tami, ka folur për vendimin e Albian Hajdarit që të luajë për Kosovën e jo për Zvicrën.
“Albiani është përzgjedhur për ekipin senior nacional disa herë. Ai ishte pjesë e ekipit, por nuk është stabilizuar si startues i rregullt. Tani ai ka vendosur që të luajë për Kosovën në të ardhmen dhe ne e respektojmë vendimin e tij”, ka thënë Tami për “Blue Sport”.
Më herët Tami nuk shprehej i brengosur për mundësinë që Hajdari të largohej në drejtim të Kosovës. Ishte i bindur se mbrojtësi do të vazhdonte me Zvicrën.