Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Neymari ishte shumë afër transferimit te Bayerni

Neymar

Neymari ka bërë të ditur në intervistën afro dyorëshe dhënë për emisionin “Podpah” se trajneri Pep Guardiola është munduar ta transferonte atë te Bayern Munichu. 

Por, sulmuesi brazilian ka thënë se ka dashur të luante në skuadër me Lionel Messin dhe e kishte zgjedhur Barcelonën në vitin 2013. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për pak sa nuk shkova te Bayerni për shkak të Pep Guardiolas. Pasi e fitova çmimin ‘Pushkash’, babai më thirri në orën 2 pas mesnate dhe më ta ta hap derën. Ishte babai im, Pep Guardiola dhe përkthyesi. Pepi tha se dëshironte ta merrte me vete në çdo klub që ai do të ishte trajner, pasi dëshironte të më bënte lojtarin më të mirë në botë. Ai po ashtu më tha se nëse nuk do të shënoja 60 gola brenda sezonit, do ta ndryshonte emrin”, ka thënë Neymari ndër të tjera. 

Më pas, sulmuesi brazilian tregon se e ka pyetur teknikun spanjoll se në cilin klub do të transferohej.

Guardiola nuk i kishte treguar në fillim, por braziliani thotë se e kishte bindur që ai t’i tregonte se do të shkonte te bavarezët. 

Neymari 33-vjeçar aktualisht është pjesë e Santosit, aty ku e ka nisur karrierën. 

Ai në janar të këtij viti u transferua nga Al Hilali.