Prishtina ka mësuar të mërkurën kundërshtarin e mundshëm të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Evropës.
Nëse kalon në raundin e dytë kualifikues, Prishtina do të përballet me skuadrën e njohur holandeze, Utrecht.
Ndeshjet e raundit të dytë kualifikues zhvillohet më 24 e 31 korrik. Në ndeshjen e parë eventuale, Prishtina do të jetë vendase.
Por fillimisht Prishtina ka punë shumë të vështirë në raundin e parë kualifikues. Përballë do ta ketë ekipin e njohur moldav, Sheriff Tiraspol.
Ndeshjet me Sheriffin zhvillohet më 10 korrik në Moldavi dhe më 17 korrik në “Fadil Vokrri”.
Prishtina paraqitet në kualifikimet e Ligës së Evropës si fituese e Kupës së Kosovës në futboll.