Ndonëse në mungesë të shtatë lojtarëve, Arsenali ia doli ta mposht Tottenhamin në derbin e së dielës.
Arsenali e fitoi 1:0 takimin e xhiros së katërt të Premier Leagues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSfida u vendos në minutën e 64-t, kur Gabriel realizoi me asistim të Bukayo Sakas. Mbrojtësi i qendrës shënoi me goditje të fortë me kokë, pas rivënies nga këndi.
I grumbulluar tek Arsenali për herë të parë ishte mbrojtësi i talentuar shqiptar, Maldini Kacurri.
Arsenali është i dytë në tabelë me 10 pikë, dy më pak se Manchester City. Tottenhami ka vetëm katër pikë në pozitën e 13-të.