Garë e fortë për titull të kampionit është duke u zhvilluar këtë edicion në La Liga.
Pas barazimit 1:1 në fundjavën e kaluar ndërmjet Realit dhe Atleticos, Barcelona i është afruar liderit të tabelës në dy pikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLider është Real Madridi me 50 pikë. Atletico ka 49 në vendin e dytë, kurse Barça zë vendin e tretë me 48 pikë.
Reali të shtunën nga ora 16:15 luan në udhëtim ndaj Osasunas, në kuadër të xhiros së 24-t.
Osasuna ka 31 pikë në pozitën e nëntë.
Të shtunën luan edhe Atletico Madridi ndaj Celta Vigos nga ora 18:30. Skuadra e Diego Simeones është vendase.
Celta Vigo është në vendin e 12-të me 28 pikë.
Ndërkohë Barça, të hënën nga ora 21:00, e mbyll xhiron e 24-t me ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos.
Vallecano është në pozitën e gjashtë me 35 pikë. Bazuar në renditjen në tabelë, ndeshjen më sfiduese e ka Barça.
Skuadra e Vedat Muriqit, Mallorca, të dielën nga ora 18:30 do të përballet me Las Palmasin. Reprezentuesi i Kosovës, Muriq, në xhiron e kaluar realizoi gol në barazimin 1:1 të Mallorcas ndaj Osasunas.
Mallorca zë pozitën e dhjetë me 31 pikë.