Thibaut Courtois bëri shumë pritje vendimtare të martën mbrëma. Por portieri me përvojë i Real Madridit ishte pa gjasa pas dy goditjeve mjeshtërore të Declan Rice nga gjuajtja e lirë.
Rice shënoi dy supergola për ta udhëhequr Arsenalin drejt fitores bindëse, 3:0, ndaj Madridit. Ndeshja në “Emirates” ishte e para çerekfinale e Ligës së Kampionëve. Ndeshja e kthimit është të mërkurën në “Santiago Bernabeu”, por londinezët janë në pozitë shumë të mirë për kalim në gjysmëfinale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRice shënoi golin e parë në minutën e 58-të. Goditi bukur nga goditja e dënimit. Në minutën e 70-të, Arsenali fitoi tjetër gjuajtje të lirë. Sërish përgjegjësinë e mori Declan Rice. Ai gjuajti edhe më bukur, për eurogol të vërtetë dhe për rezultatin 2:0.
Kjo nuk ishte e tëra që bënë lojtarët e Arsenalit. Në minutën e 75-të, Mikel Merino konkretizoi me gol një aksion shumë të bukur të ekipit anglez.
Portieri i Real Madridit, Courtois, ka shpëtuar disa herë portën e tij. David Alaba ndali topin në vijë të portës në pjesën e dytë, ndërsa gol të sigurt shpëtoi edhe Jude Bellingham.
Kjo dëshmon për dominimin e Arsenalit, sidomos në pjesën e dytë. Por vendasit kishin më shumë nga loja edhe në pjesën e parë. Madridi rrezikoi disa herë në pjesën e parë, ndërsa lojtarët e këtij ekipi janë dukur pak në fushë në pjesën e dytë.
Gjasat janë të mëdha që Evropa të ketë kampion të ri e që Arsenali të paraqitet në gjysmëfinale të Championsit.
Arsenali po “shkatërron” Real Madridin, 3:0
Arsenali po udhëheq 3:0 ndaj Real Madridit.
Golin e tretë e shënoi Mikel Merino në minutën e 75-të. Ai konkretizoi një aksion të bukur.
VIDEO:
OTRO GOL DE ARSENAL, QUE PUTO BUENO ERES MERINO JSJSJSBSBS pic.twitter.com/2iqfvyzZ5P
— 𝘼𝙙𝙖𝙢. (@gxldeadam) April 8, 2025
Riceeeeeeeeeeeee, eurogol
Declan Rice ka shënuar tjetër supergol për Arsenalin ndaj Real Madridit.
Ai shënoi sërish nga goditja e dënimit për 2:0 në minutën e 70-të.
VIDEO:
DECLAN RICE AGAIN THIS IS HISTORIC pic.twitter.com/EJgfHMzCOr
— (fan) Frank 🧠🇵🇹 (@AmorimEra_) April 8, 2025
Supergol nga Rice
Declan Rice ka shënuar supergol për epërsinë 1;0 të Arsenalit ndaj Real Madridit.
Ai realizoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 58-të.
VIDEO:
DECLAN RICE WHATTTTTT pic.twitter.com/53GRN4XlUg
— (fan) Frank 🧠🇵🇹 (@AmorimEra_) April 8, 2025
Ndeshje e fortë në “Emirates”, por pa gola
Interesante ishte pjesa e parë e ndeshjes mes Arsenalit dhe Real Madridit. Të dy skuadrat kishin raste, por pa konkretizuar.
Kylian Mbappe lëshoi rast të mirë për Madridin, në çerekfinalen e parë të Championsit.
Ndërkohë në fund, Thibaut Courtois bëri dy pritje vendimtare në aksion të njëjtë.
Rezultati pas 45 minutave lojë është 0:0.