Policia e Shqipërisë ka arrestuar tre persona dhe ka proceduar penalisht dy të tjerë pasi akuzohen se shitën në Instagram bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi me çmime të shtrenjta.
“Si rezultat i sigurimit të informacionit se në një llogari në rrjetin social 'Instagram', shiteshin bileta për ndeshjen e futbollit 'Shqipëri–Serbi', me çmim disa herë më të lartë se ai i përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin 'Attention'", shkruan në njoftimin e Policisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në kuadër të operacionit, u identifikuan autorët e dyshuar të rastit, shtetasit L. M., 34 vjeç, A. T., 23 vjeç dhe I. L., 24 vjeç, të cilët u vunë në pranga, si dhe shtetasi E. Sh., 25 vjeç dhe një 16-vjeçar, për të cilët filloi procedimi në gjendje të lirë".
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Manipulimi i tregut’ dhe ‘Fshehja e të ardhurave”.
Ndeshja Shqipëri - Serbi luhet të shtunën nga ora 20:45 dhe i takon kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.