Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Napoli synon t’ia shkaktojë Juventusit humbjen e parë

Napoli

Napoli pas 21 ndeshjeve të zhvilluara këtë edicion në Serie A është lider me 50 pikë.

Ka 16 fitore, dy barazime dhe tri humbje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por në fundjavë do të ketë punë shumë të vështirë.

Do të ballafaqohet me Juventusin të shtunën nga ora 18:00, në derbin e javës së 22-të të kampionatit elitar të Italisë.

“Zonja e vjetër” është skuadra që ka fituar më së shumti ndeshje ndaj Napolit në Serie A.

Për Antonio Conten do të jetë ndeshje e veçantë. Conte tani e drejton Napolin ku luan edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ndërsa në të kaluarën kishte shumë suksese me Juventusin prej vitit 2011 deri në vitin 2014.

Me Juventusin ka fituar katër trofe.

55-vjeçari Conte nga vitit 1991 deri në vitin 2004 ka luajtur edhe si futbollist te “bardhezinjtë”.

Juventusi këtë edicion është skuadra e vetme që ende nuk di për humbje, por ka pasur shumë barazime, 13 gjithsej, dhe ka 37 pikë në vendin e pestë.

Të shtunën luhen edhe dy ndeshje tjera.

Nga ora 15:00 përballen Como – Atalanta kurse Empoli me Bolognan do të luajnë nga ora 20:45.

Atalanta në fundjavën e kaluar u mposht nga Napoli ndërsa ka 43 pikë dhe është në pozitën e tretë.

Fituesi i Superkupës së Italisë, Milani, të dielën nga ora 12:30 luan me Parman.

Milani ka bërë hapa prapa në garën për titull kampioni, ndërsa është këndellur në Ligën e Kampionëve. 

“Rossonerët” janë në vendin e tetë me 31 pikë.

Në garë për titull kampioni është Interi që luan të dielën ndaj Lecces nga ora 18:00.

Interi me një ndeshje më pak të luajtur ka 47 pikë, tri më pak se Napoli lider.

Të dielën luan edhe Roma ndaj Udineses nga ora 15:00. Nga ora 20:45 zhvillohet ndeshja Lazio – Fiorentina.