Kampioni në fuqi i Italisë, Napoli të shtunën ka pësuar disfatë ndaj Empolit me rezultat minimal 1:0.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Stadio Carlo Castellani” dhe i takoi xhiros së 33-të të Seria A.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e vetëm në ndeshje e realizoi sulmuesi italian Alberto Cerri në minutën e katërt të ndeshjes.
Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani mungoi në ndeshje pasi ishte i suspenduar. Ndërsa te Empoli nuk u paraqiten dy futbollistët shqiptarë, Ardian Ismajli dhe Etrit Berisha shkaku i lëndimeve.
Napoli është në vend të tetë me 49 pikë, kurse Empoli gjendet në vendin e 15-të me 31 pikë.