Pas disfatës që e pësoi javën e kaluar nga Lazio, skuadra e Napolit të shtunën si mysafir e ka mposhtur Udinesen me rezultatin 3:1.
Kjo ndeshje u luajt të shtunën në mbrëmje dhe i takoi xhiros së 16-të të Serie A.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e vetëm të Udineses e realizoi Florian Thauvin në minutën e 22-të.
Romelu Lukaku e shënoi golin e parë për mysafirët në minutën e 50-të.
Goli i dytë i Napolit u shënua nga mbrojtësi kundërshtar, Lautaro Giannetti, në minutën e 76-të.
Frank Anguissa ishte realizatori i golit të tretë në minutën e 81-të.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, e kompletoi ndeshjen te Napoli.
Skuadra e drejtuar nga trajneri, Antonio Conte, renditet në pozitën e dytë me 35 pikë.
Udinese ka 20 pikë dhe është në mesin e tabelës.