Skuadra e Napolit është duke e kërkuar me ngulm transferimin e sulmuesit të Kosovës, Edon Zhegrova.
Mediumet italiane kanë raportuar të hënën se Napoli mbetet shumë i interesuar që t’i sigurojë shërbimet e Zhegrovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkuadra e drejtuar nga trajneri Antonio Conte, Napoli, tentoi ta transferonte Zhegrovën edhe në afatin kalimtar të janarit. Por skuadra e Lillet nuk e pranoi largimin e reprezentuesit të Kosovës.
Sipas raportimeve të mediave italiane, edhe 25-vjeçari Zhegrova e dëshiron largimin nga skuadra franceze në afatin kalimtar të verës.
Zhegrova aktualisht është i lënduar dhe nuk pritet të kthehet në fushën e gjelbër deri në mesin e muajit mars.
Ai me Lillen ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.