Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Napoli forcohet me një mbrojtës

Alessandro Buongiorno

Qendërmbrojtësi Alessandro Buongiorno i është bashkuar skuadrës së Napolit. Lajmi është bërë i ditur të shtunën nga klubi italian.

“Napoli ka njoftuar se ka nënshkruar me Alessandro Buongiornon nga Torino”, ka shkruar Napoli.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mbrojtësi italian ishte pjesë e Torinos në katër sezonet e fundit. 25-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin italian. Napoli ka paguar 35 milionë euro për shërbimet e italianit. Në edicionin 2023/2024, Buongiorno me fanellën e Torinos në 31 paraqitje ka realizuar tre gola dhe ka bërë një asistim.

Napoli dit më parë ka njoftuar edhe për transferimin e Rafa Marinit dhe Leonardo Spinazzolas.