Vedat Muriqi ka shënuar gol në “Santiago Bernabeu”, por festa megjithatë ishte për madrilenët.
Të shtunën mbrëma Real Madridi fitoi 2:1 ndaj Mallorcas, në kuadër të xhiros së tretë të La Ligas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMuriqi kaloi në epërsi mysafirët me golin e shënuar në minutën e 18-të.
VIDEO:
Madridit iu anulua një gol për ofsajd që në minutën e shtatë. Kylian Mbappe dërgoi topin në rrjetë. Por u pranua goli i Arda Gulerit i shënuar në minutën e 37-të për 1:1. Menjëherë në minutën e 38-të Vinicius Junior shënoi golin për 2:1, që në fund doli edhe vendimtar.
Fede Valverde ishte asistues.
Më pas skuadrës madrilene iu anuluan edhe dy gola. Për ofsajd, Mbappes iu anulua një gol tjetër në minutat shtesë të pjesës së parë, ndërsa Gulerit për lojë me dorë në minutën e 55-të.
Real Madridi e shënoi fitoren e tretë. Udhëheqë në tabelë me nëntë pikë.
Mallorca mbetet me një pikë dhe tashmë në zonën e rrezikshme.