Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Muriqi pëson katër gola në disfatën e Burnleyt

Arijanet Muriq

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ka pranuar katër gola të shtunën në disfatën e Burnleyt në Premier League.

Burnley të shtunën pësoi disfatë të thellë në shtëpi nga Neëcastle United, me rezultatin 4:1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Turf Moor” dhe i takoi xhiros së 36-të të Premier Leagues. Për Muriqin kjo ishte ndeshja e tetë si startues këtë edicion me Burnleyn që po lufton për mbijetesë.

Sulmuesi Callum Wilson e shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 19-të.

Për 2:0, realizoi mesfushori Sean Longstaff në minutën e 35-të. Golin e tretë dhe të katërtin në ndeshje i shënuan Bruno Guimaraes në minutën e 40-të, dhe Alexander Isak në të 55-tën. Mbrojtësi Dara O'Shea e realizoi golin e vetëm për Burnleyn në minutën e 86-të.

Burnley është në vendin e parafundit në tabelë me 24 pikë.

Newcastle United renditet në pozitën e gjashtë me 56 pikë.