Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është bërë futbollisti i parë që ka humbur penallti dhe ka realizuar autogol në një ndeshje të La Ligas, në 7 vjetët e fundit.
Herën e fundit që kjo ka ndodhur ishte në maj të 2018-s. Sergio Ramos i Realit kishte humbur penalltinë dhe kishte shënuar autogol në ndeshjen ndaj Sevillas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMuriqi realizoi autogol në ndeshjen e skuadrës së tij Mallorca ndaj Espanyolit në xhiron e 28-të të La Ligas. Ndodhi kjo në minutën e 53-të.
E vetëm 10 minuta më pas ai humbi penalltinë.
Por krejt në fund, Muriqi u kthye në heroi. Ai qëlloi saktë nga penalltia e dytë për të, në minutat shtesë, për fitoren 2:1.