Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Muriqi i mungon Mallorcas në stërvitje

Vedat Muriqi

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i ka munguar skuadrës së Mallorcas në stërvitjen e së martës.

Kështu ka raportuar mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në stërvitje skuadrës së Mallorcas i mungoi edhe Manu Morlanes.

Muriqi, për shkak të ftohjes nuk ka mundur që të stërvitet me pjesën tjetër të grupit dhe ka qëndruar në shtëpi për ta vazhduar shërimin.

30-vjeçari pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme ndaj Villarrealit.

Mallorca të hënën e ardhshme nga ora 21:00 do të jetë mysafire e Villarrealit në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të La Ligas.

Mallorca u eliminua në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës nga Real Madridi.