Futboll

Muriqi e tregon pagën te Mallorca

Vedat Muriqi

Më 9 korrik Mallorca njoftoi për vazhdimin e kontratës me sulmuesin kosovar, Vedat Muriqi.

Qendërsulmuesi me përvojë, pjesë e Mallorcas do të jetë deri në verën e vitit 2029. Shumë tifozë menduan se me vazhdimin e kontratës, Muriqi do të kishte ngritje të pagës. 

Por Reprezentuesi i Kosovës, në një intervistë për “Cadena Ser”, deklaroi se do të paguhet si vitin e kaluar. Muriqi do të jetë futbollisti më i paguar në skuadër me pagë prej katër milionë eurosh në vit. 

“Ajo që i intereson njerëzve është që me rinovimin unë do të fitoj njësoj si vitin e kaluar, por për një periudhë më të gjatë kohore. Unë nuk jam një nga ata që mendojnë për paratë. Agjenti im më telefonoi për të më treguar për ofertat dhe e pyeta vajzën time nëse donte të largohej nga Mallorca dhe ajo tha jo”, ka thënë Muriqi. 

31-vjeçari te Mallorca u transferua në vitin 2022 nga Lazio për tetë milionë euro. 

Me klubin spanjoll i ka zhvilluar 118 ndeshje, duke i shënuar 35 gola dhe duke kontribuar me 11 asistime.