Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të shtunën e zhvilloi stërvitjen e radhës në Kampin Nacional në Hajvali, para duelit kundër Norvegjisë që luhet më 5 qershor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFFK-ja ka shkruar se në stërvitje ka munguar Edon Zhegrova, ndërsa Amir Rrahmani stërvitjen e ka ndërprerë para kohe.
“Në stërvitje për shkak të një shqetësimi të vogël ka munguar Edon Zhegrova, derisa stërvitjen para kohe e ka ndërprerë edhe kapiteni Amir Rrahmani, në konsultim me stafin mjekësor, pasi ka ndjerë shqetësim të vogël”, ka shkruar FFK-ja.
Përzgjedhësi Franco Foda, sipas FFK-së, në stërvitje është fokusuar në pjesën taktike.
Stërvitja e radhës do të zhvillohet të dielën në orën 11:00.