Beshiktashi ka shënuar fitore të vështirë 2:1 në shtëpi ndaj Bodrumsporit.
Kjo ndeshje u luajt të shtunën në mbrëmje dhe i takoi javës së 19-të të Superligës së Turqisë në futboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoErnest Muçi u zëvendësua nga Milot Rashica në minutën e 62-të te skuadra e Beshiktashit.
Arlind Ajeti e kompletoi ndeshjen te Bodrumspori, ndërsa Taulant Seferi u zëvendësua në minutën e 77-të.
Golat për Beshiktashin i shënuan Cher Ndour në minutën e 32-të dhe Ciro Immobile tetë minuta më pas.
Golin e vetëm për mysafirët e shënoi George Puscas në minutën e 94-t.
Beshiktashi ka 30 pikë dhe është në vendin e pestë.
Bodrumspori ka 15 pikë dhe po lufton për mbetje në ligë.