Portugezi Jose Mourinho të dielën ka zbarkuar në Turqi dhe nga ora 19:00 në “Ulker Stadium” do të prezantohet si trajner i Fenerbaçes.
Këtë e ka bërë publike të dielën klubi përmes rrjeteve sociale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMourinho ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër me skuadrën turke.
Mourinho te Fenerbahçe do ta zëvendësojë turkun Ismail Kartal i cili u shkarkua në fund të muajit maj për shkak të rezultateve të dobëta.
61-vjeçari ka drejtuar më herët edhe Romën, Tottenhamin, Manchester Unitedin, Chelsean, Real Madridin, Interin, Porton e Benfican.
Ai ka fituar shumë trofe me skuadra të ndryshme.