Jose Mourinho ka nisur bisedimet me skuadrën e Premier Leagues, West Ham United, dhe pritet të jetë zëvendësues i David Moyesit.
Moyesi që e drejton aktualisht West Hamin ka fituar respekt të madh nga përkrahësit e kësaj skuadre pasi triumfoi në Ligën e Konferencës në edicionin e kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshte trofeu i parë madhor i fituar nga West Hami në katër dekada.
Megjithatë, Moyes është kritikuar shumë për qasjen taktike shumë defensive.
Kritika pati edhe pas humbjes 2:0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës nga Bayer Leverkuseni.
Mourinho ka karrierë të bujshme si trajner.
Nga 1.133 ndeshje sa i ka drejtuar skuadrat në total, ka 701 fitore.
Moyesi me West Hamin ka 111 fitore në 254 ndeshje.
61-vjeçari së fundmi ishte trajner i Romës.
Në të kaluarën ka drejtuar edhe Benfican, Porton, Chelsean, Interin, Real Madridin, Manchester Unitedin dhe Tottenhamin.