Trajneri Jose Mourinho me Fenerbahçen kanë pësuar disfatë në derbin e xhiros së gjashtë të Superligës së Turqisë nga Galatasaray me rezultatin 3:1.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me autogolin e portierit Dominik Livakoviq në minutën e 20-të. Tetë minuta më pas, Dries Mertens me asistimin e Victor Osimhenit shënoi për 2:0. Mesfushori Gabriel Sara në minutën e 60-të, e shënoi golin e fundit në ndeshje për Galatasarayn.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e vetëm për Fenerbahçen e realizoi Edin Xheko nga penalltia në minutën e 63-të.
Galatasaray ka gjashtë fitore në gjashtë ndeshje të zhvilluara. Fenerbahçe ka katër fitore, një humbje dhe një barazim.