Sulmuesi i Shqipërisë Armando Broja mund të paraqitet nga edicioni i ardhshëm në kampionatin francez, Ligue 1. Mediumi francez “L'Equipe”, ka raportuar të hënën se skuadra e Monacos është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Chelseat, Armando Broja.
Mësohet se skuadra franceze është e gatshme që për kartonin e Brojës t’i ofrojë 20 milionë euro. Për Bojën kanë shprehur interesim edhe disa skuadra si Dortmund, Ipswich Town dhe Brentford.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBroja në janar të këtij viti u huazua te Fulhami, por me Chelsean ka kontratë deri në vitin 2028.
22-vjeçari në edicionin 2023/2024, në të gjitha garat ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim. Me përfaqësuesen e Shqipërisë ka 19 paraqitje dhe katër gola të shënuar.