Si 38-vjeçar dhe me 174 ndeshje për Kroacinë, Luka Modriq më në fund ka fituar trofeun e parë me përfaqësuese. Bëhet fjalë për trofeun e turneut ACUD Cup, të mbajtur në Egjipt deri të martën.
Ndonëse turneu nuk ishte shumë i fortë, Modriq tashmë e ka ngritur lart trofeun e parë si kapiten i Kroacisë. Ngjarja në Egjipt është pjesë e organizimeve të FIFA-s.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoModriq prej vitit 2012 është te Real Madridi. Ka kohë që llogaritet prej mesfushorëve më të mirë në botë. Gjatë karrierës së mahnitshme ka fituar gjithë trofetë e mundshëm me Real Madridin. Ka tre tituj të Spanjës e dy Kupa. Ka po ashtu pesë tituj të Evropës për klube dhe katër të botës.
Por me Kroacinë deri të premten mbrëma ka dështuar të fitojë trofe, shkruan “index.hr”.
Në katër vjetët e fundit, Modriq me Kroacinë humbi finalen e Kupës së Botës dhe të Ligës së Kombeve, por një ngushëllim të vogël e gjeti në Kajro.
Me tjetër paraqitje brilante, Modriq e udhëhoqi Kroacinë në finale ndaj Egjiptit. Kroatët fituan 4:2, ndërsa Modriq luajti një orë. Asistoi në dy gola. Në gjysmëfinale, Kroacia fitoi pas penalltive ndaj Tunizisë. Në turneun në Egjipt u paraqit edhe Zelanda e Re.
Në qershor, superylli kroat nis sulmin për gjënë e vetme që i mungon në karrierë – trofeun me përfaqësuesen në një ngjarje të madhe. Kapiteni Modriq do ta udhëheq Kroacinë në Kampionatin Evropian në Gjermani. Me gjasë do të jetë ngjarja e fundit e Modriqit me Përfaqësuesen kroate.
Ai ka nisur karrierën si fëmijë te Zara, ndërsa zhvillimin e bëri te Dinamo Zagrebi. Si huazim luajti për Zrinjskin e Mostarit dhe Inter Zapreshiqin. Në vitin 2008 bëri transferim të madh nga Dinamo te Tottenhami. Pas shkëlqimit në Angli, iu bashkua Real Madridit, ku u shndërrua në legjendë të futbollit kroat dhe evropian.