Kupa e Italisë është gara e vetme ku Milani mund të ketë sukses këtë edicion.
Milani të mërkurën nga ora 21:00 do të luajë me rivalin lokal, Interin, në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Italisë. Ndeshja e parë përfundoi 1:1. Ishte luajtur më 2 prill. Interi është vendas në ndeshjen e kthimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrajneri i Milanit, Sergio Conceiçao, dëshiron fitore ndaj Interit që t’i gëzojë tifozët.
Milani ka kohë që i ka humbur gjasat për titull kampioni në Serie A. Rrezikon që të mos paraqitet edhe në kupat evropiane për edicionin e ardhshëm. Renditet në pozitën e nëntë me 51 pikë.
“Fatkeqësisht nuk ka më shanse në ligë, madje as për Ligën e Kampionëve, dhe kështu mendojmë vetëm për Kupë. Është një ndeshje e rëndësishme për të gjithë, lojtarët, klubet dhe tifozët. Jemi të vetëdijshëm për këtë. Për ne kjo ndeshje është thelbësore sepse duam të fitojmë dhe të shkojmë në finale për t’u dhënë një trofe tifozëve”, ka thënë Conceiçao të martën në konferencë për shtyp.
Interi është lider në Serie A dhe në gjysmëfinale të Championsit.