Milani e ka shënuar fitoren e parë në edicionin aktual të Ligës së kampionëve. Milani mposhti skuadrën belge, Club Brugge me rezultatin 3:1 të martën mbrëma. Ndeshja Milan – Club Brugge e zhvilluar në “San Siro” i takoi xhiros së tretë të Championsit.
Golin e epërsië së parë e shënoi Christian Pulishiq. Pulishiq shënoi gol nga korneri në minutën e 34-t. Gjashtë minuta më vonë, belgët mbetën me një lojtarë më pak në fushë. Raphael Onyedika u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër në mesfushë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdonëse me një lojtarë më pak në fushë, Club Brugge barazoi rezultatin. Kyriani Sabbe shënoi golin e barazimit në minutën e 51-të. Por epërsinë numerike në fushë e shfrytëzoi Milani që shënoi më pas dy gola tjerë.
Tijjani Reijnders shënoi golin për epërsinë e dytë të Milanit. Ai shënoi në minutën e 61-të për rezultatin 2:1, i cili më pas shënoi edhe golin për 3:1. Golin e dytë personal e shënoi në minutën e 71-të.
Për skuadrën belge deri në minutën e 83-të u paraqit mesfushori shqiptar, Ardon Jashari.
Si Milani ashtu edhe Club Brugge kanë nga tri pikë.