Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Milani fiton derbin dhe bëhet lider

Milan

Më shumë se 30 minuta Milani luajti me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Pervis Estupinan. Mbrojtësi nga Ekuadori, i cili shkaktoi penallti, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 57-të. Por Milani ruajti epërsinë e krijuar në pjesën e parë për ta fituar 2:1 ndeshjen derbi ndaj Napolit. 

Takimi i zhvilluar në “San Siro”, i takoi xhiros së pestë të Serie A.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Milani kaloi herët në epërsi 1:0. Në minutën e tretë Alexis Saelemaekers shënoi gol me asistim të Christian Pulisiqit, që realizoi golin për 2:0 në minutën e 31-të.

Kevin De Bruyne në minutën e 60-të shënoi golin për 2:1 nga penalltia. 

Napoli i drejtuar nga Antonio Conte pati disa raste të mira shënimi. Por nuk ia doli ta realizoj golin e barazimit. 

Milani me fitoren ndaj kampionit Napolit, Milani është ngritur në vendin e parë me 12 pikë. 12 pikë i kanë edhe Napoli në vendin e dytë dhe Roma në pozitën e tretë.