Victor Boniface është afër që të transferohet te Milani, teksa Bayer Leverkuseni është duke e shqyrtuar ofertën e klubit të madh italian.
“Sky Sport” ka raportuar të mërkurën se është arritur marrëveshje personale me sulmuesin që ka pasur paraqitje shumë të mira në Bundesligë.
Tani pritet vetëm miratimi i klubit gjerman për transferimin e mundshëm të tij.
Milani javëve të fundit është interesuar edhe për shërbimet e sulmuesit të Manchester Unitedit, Rasmus Hojlund.
Ai mund të transferohet te “rossonerët”, në rast se dështon transferimi i Bonifaces.
Sulmuesi 24-vjeçar nga Nigeria e mbylli sezonin e kaluar me 11 gola e dy asistime në 27 paraqitje në të gjitha garat.