Lionel Messi me Inter Miamin ka pësuar disfatë në udhëtim te Monterrey 3:1 të mërkurën pas mesnate dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve në Amerikën Qendrore dhe Veriore me rezultat të përgjithshëm 5:2.
Messi u përshëndet nga kjo garë në çerekfinale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKrejt çka bëri 36-vjeçari në ndeshjen e kthimit ishte asistimi për Diego Gomezin, i cili shënoi golin e nderit për Inter Miamin. Për skuadrën që për president ka David Beckhamin luan edhe Sergio Busquetsi, Jordi Alba e Luis Suarezi.
Skuadra meksikane, Monterrey, në gjysmëfinale do të luajë kundër Columbus Crewit, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër takohen Pachuca dhe Club America.
Monterrey ngacmoi Messin pas ndeshjes, duke shkruar në ‘X’ pas kualifikimit: “Siuuu”, festa e Cristiano Ronaldos.
Kupa e Ligës mbetet trofeu i vetëm i Messit me skuadrën amerikane.
🚨😂 Monterrey FC official on X after knocking out Inter Miami 5-2:
— TCR. (@TeamCRonaldo) April 11, 2024
"SIUUU" pic.twitter.com/lYiIy2dNuv