Carlo Ancelotti e ka festuar kualifikimin e Real Madridit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, me katër fjalë të publikuara në rrjetet sociale.
Reali i drejtuar nga Ancelotti siguroi avancimin 6:3 me rezultat të përgjithshëm në fazën nokaut të plejofit të “Championsit” ndaj Manchester Cityt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë “Etihad Stadium”, Reali fitoi 3:2, ndërsa në “Bernabeu”, madrilenët shkëlqyen pas fitores 3:1 të mërkurën mbrëma.
“Aqui estamos otra vez”, ka shkruar tekniku italian, që përkthehet “ja ku jemi sërish”.
Real Madridi është fitues në fuqi i Ligës së Kampionëve dhe 15 herë fitues i trofeut prestigjioz evropian.
Në 11 vjetët e fundit, madrilenët e kanë fituar “Championsin” plot gjashtë herë.
Pas fitores ndaj Cityt, Ancelotti ka thënë se skuadra e tij luajti ndeshje thuajse të përkryer.
“Kemi luajtur shumë mirë. Ishim të kompletuar, sidomos në mbrojtje. Ne donim që të luanim në këtë mënyrë dhe donim që ta përsërisnim ndeshjen e mirë të cilën e kishim edhe në duelin e parë. E kemi sjellë versionin tonë më të mirë”, është shprehur Ancelotti pas ndeshjes.