Futboll

Mesa e vazhdon kontratën me Dritën

Juan Camilo Mesa

Pas Rron Brojës dhe Albert Dabiqajt edhe qendërmbrojtësi Juan Camilo Mesa e ka vazhduar kontratën me Dritën. 

Skuadra gjilanase ka bërë të ditur të shtunën se Mesa e ka rinovuar kontratën edhe për tre vitet e ardhshme. 

Mesa dha kontribut të madh për Dritën në fitimin e titullit të kampionit në Superligën e Kosovës në futboll. 

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi vazhduar kontratën me qendërmbrojtësin tonë Juan Mesa. Zyrtarizmin e ka bërë drejtori sportiv z.Valon Zymberi i cili e ka bërë të ditur se qendërmbrojtësi ynë Mesa ka nënshkruar kontratë edhe për tre vite të tjera me klubin tonë dhe kështu mbrojtja do të jetë e sigurt siç ka qenë deri më tani”, shkruan në njoftimin e Dritës. 

27-vjeçari Mesa iu bashkua Dritës verën e kaluar nga Dinamo e Tiranës.