Baseli fundjavën e kaluar siguroi titullin e kampionit në Zvicër, të cilin e ka pritur nga viti 2017.
Xherdan Shaqiri është prej më meritorëve në këtë sukses të madh të Baselit. Shaqiri është vlerësuar shumë për paraqitjet këtë edicion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMediumi zviceran “20minuten” përveç Shaqirit ka renditur edhe disa futbollistë të tjerë të cilët kanë merita të mëdha për suksesin e Baselit.
Njëri prej tyre është mesfushori me tipare defensive, Leon Avdullahu.
“Leon Avdullahu ka një karrierë të shkëlqyer përpara. 21-vjeçari është një lojtar i padiskutueshëm në mesfushë. Ai humbi tri ndeshje për shkak të pezullimit. Ai është i fuqishëm në duelet një me një dhe është përmirësuar ndjeshëm veçanërisht në ndërhyrjet vendimtare”, shkruan mediumi zviceran të martën.
Avdullahu ka një gol të realizuar këtë edicion në 35 ndeshjet e zhvilluara.
Te Baseli luajnë edhe tjerë futbollistë shqiptarë si Albian Ajeti e Taulant Xhaka.