Futboll

Më shumë minuta për Zhegrovën

Edon Zhegrova

Sulmuesi i krahut, Edon Zhegrova, ka luajtur nga minuta e 83-të të shtunën në barazimin 1:1 të Juventusit kundër Hellas Veronas në Serie A. Prej minutës së 87-të kishte luajtur në barazimin 4:4 ndaj Dortmundit në Ligën e Kampionëve.

Në të dyja ndeshjet kosovari ka dhënë sinjale pozitive. Dhe të shtunën kundër Atalantas, Zhegrova pritet të ketë më shumë hapësirë, ka shkruar të martën “La Gazzetta dello Sport”.

“Zhegrova, i cili ishte plot adrenalinë në minutat e fundit në ‘Bentegodi’, tani është gati të zërë vendin e tij. Kosovari, mbërritja e fundit, zgjodhi të stërvitej edhe kur e kishte pushim, për të kthyer sa më shpejt formën e tij më të mirë. Zhegrova është një kandidat për hapësirë më të madhe të shtunën në mbrëmje”, ka shkruar gazeta e madhe italiane.

Zhegrova 26-vjeçar iu bashkua Juventusit nga skuadra e Lillet në fund të afatit kalimtar.