Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Me Potterin selektor, Suedia kthen sistemin 4-4-2

Grahm Potter

Suedia do të luajë sërish me sistemin 4-4-2. Kjo u bë e ditur të mërkurën nga përzgjedhësi i ri i Suedisë, Grahm Potter. “Do të jetë 4-4-2. Por pastaj 4-4-2 mund të duket ndryshe në pjesë të ndryshme të lojës”, ka thënë Potter.

Suedia me sistem 4-4-2 kishte luajtur edhe gjatë udhëheqjes nga Janne Anderssson dhe Lars Lagerback. Por jo edhe nën drejtimin e Jon Dahl Tomassonit. Suedia me Tomassonin luajti kryesisht me sistem 3-5-2. Tomasson u shkarkua pas humbjes nga Kosova. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Suedia është e fundit në grupin B me një pikë. Potter debuton në krye të Suedisë kundër Zvicrës të shtunën.