Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mbyllet pa fitues ndeshja në “Fadil Vokrri”

ff

Ka përfunduar pa gola ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Malishevës. 

Ndeshja u luajt të shtunën dhe i takoi xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës në futboll. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mysafirët rastin më të mirë në ndeshje e kishin në minutën e 86-të, por goditja e Altin Aliut përfundoi në shtyllë. 

Po ashtu edhe vendësit kishin disa raste shënimi për gol por që nuk arritën që t’i konkretizonin. 

Prishtina pas 18 ndeshjeve ka shtatë fitore, gjashtë barazime dhe pesë humbje. 

Është në vendin e katërt me 27 pikë. 

Ndërsa Malisheva ka tetë fitore, gjashtë barazime dhe katër disfata. 

Ka tri pikë më shumë se Prishtina dhe renditet në pozitën e tretë.


Mbyllet pa gola pjesa e parë në “Fadil Vokrri”

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Prishtinës dhe Malishevës. 

Të dyja skuadrat kishin pak raste shënimi për gol. 

Kjo ndeshje i takon xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës në futboll.