Portugalia e ka fituar me përmbysje të rezultatit ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve ndaj Gjermanisë.
Dhe në fitoren e madhe të portugezëve, gjurmë la sërish superylli Cristiano Ronaldo.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRonaldo realizoi edhe një herë tjetër, për t’iu afruar shifrës së 1000 golave në karrierë.
Të mërkurën mbrëma në “Munich Football Arena”, Portugalia e mposhti Gjermaninë me rezultatin 2:1.
Në stadiumin e Bayern Munichut ku u zhvillua kjo gjysmëfinale, të shtunën e kaluar Paris Saint-Germaini e fitoi Ligën e Kampionëve pas fitores 5:0.
Sfidë tejet interesante u zhvillua edhe në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve ku në epërsi fillimisht kaloi Gjermania.
Florian Wirtz tre minuta pasi nisi pjesa e dytë e kaloi në epërsi Gjermaninë pas golit të shënuar me kokë.
Goli u pranua vetëm pas rishikimit të situatës në VAR, pasi dyshohej për pozitë jashtë loje. Gjyqtari e vlerësoi situatën si të rregullt, ndonëse pati shumë protesta.
Francisco Conceicao i barazoi shifrat me supergol në minutën e 63-të. Ai depërtoi deri afër zonës, e më pas me gjuajtje të saktë e mposhti portierin Marc-Andre ter Stegen. Ter Stegen u kthye në portë pas një kohe të gjatë, shkaku i lëndimit.
Pesë minuta më vonë, në skenë doli sërish kapiteni i Portugalisë, Ronaldo.
40-vjeçari Ronaldo u asistua nga Nuno Mendes dhe nuk e pati të vështirë ta realizonte golin e 937 në karrierë. Ai i ka 137 gola vetëm me Portugalinë. Edhe goli i Ronaldos u pranua me VAR.
Te Portualia ishin katër lojtarë që e fituan “Championsin” të shtunën e kaluar në Munih, Mendes, Vitinha, Joao Neves e Gonçalo Raoms.
Ky ballafaqim ishte i veçantë për Joshua Kimmichun, kapitenin e Gjermanisë dhe futbollistin e Bayern Munichut.
Ai u nderua në fillim të ndeshjes pasi është duke e luajtur ndeshjen e 100-të me fanellën gjermane.
Portugalia në finalen e Ligës së Kombeve luan me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Spanjës dhe Francës.
Spanja – Franca zhvillohet të enjten nga ora 21:00 në stadiumin e Stuttgartit.
Finalja e Ligës së Kombeve luhet më 8 qershor nga ora 21:00, në stadiumin “Munich Football Arena”, siç quhet “Allianz Arena” në garat e organizuara nga UEFA.
Ndërkohë, nga ora 15:00 në stadiumin e Stuttgartit zhvillohet ndeshja për vend të tretë.
Portugalia në vitin 2019, Franca në vitin 2021 dhe Spanja në vitin 2023, janë fituesit e tri edicioneve të para të Ligës së Kombeve. Spanja është edhe fituese në fuqi e Kampionatit Evropian.
Mbyllet baras pjesa e parë e gjysmëfinales Gjermania – Portugalia
Ndeshja po luhet në stadiumin “Munich Football Arena”, në shtëpinë e Bayern Munichut.
Në këtë stadium të shtunën e kaluar, Paris Saint-Germaini fitoi 5:0 ndaj Interit në finalen e Ligës së Kampionëve.
Katër lojtarë të Portugalisë e fituan “Championsin” në atë ballafaqim, Nuno Mendes, Vitinha e Joao Neves që ishin titullar, dhe Gonçalo Ramos që është në bankën rezervë.
Sulmi i Portugalisë udhëhiqet nga Cristiano Ronaldo.
40-vjeçari ka 936 gola në karrierë, dhe 136 me Portugalinë.
Ndeshja e së mërkurës mbrëma është e veçantë për Joshua Kimmichun, kapitenin e Gjermanisë dhe futbollistin e Bayern Munichut.
Ai u nderua në fillim të ndeshjes pasi është duke e luajtur ndeshjen e 100-të me fanellën gjermane.
Fituesi i këtij ballafaqimi do të luajë në finale me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Spanjës dhe Francës.
Spanja – Franca zhvillohet të enjten nga ora 21:00 në stadiumin e Stuttgartit.
Finalja e Ligës së Kombeve luhet më 8 qershor nga ora 21:00, në stadiumin “Munich Football Arena”, siç quhet “Allianz Arena” në garat e organizuara nga UEFA.
Ndërkohë, nga ora 15:00 në stadiumin e Stuttgartit zhvillohet ndeshja për vend të tretë.
Portugalia në vitin 2019, Franca në vitin 2021 dhe Spanja në vitin 2023, janë fituesit e tri edicioneve të para të Ligës së Kombeve.
Nga gjysmëfinalistët, vetëm Gjermania nuk e ka fituar asnjëherë këtë garë.